
AFRIKA E JUGUT- Një laborator ku prodhohej drogë me vlera miliona euro u zbulua nga autoritetet në Afrikën e Jugut, që vunë në pranga katër persona, mes të cilëve dy meksikanë. Reuters raporton se laboratori u zbulua në një fermë në Groblersdal, një qytet i vogël në provincën Limpopo, tha policia në një deklaratë.
Ata gjetën sasi të mëdha kimikatesh të përdorura në prodhimin e drogave të paligjshme, duke përfshirë acetonin dhe kristalin, me një vlerë të vlerësuar prej 2 miliardë randi (109.5 milionë dollarë), thuhet në deklaratë. Mes katër të arrestuarve, është pronari fermës dhe dy shtetas meksikanë, ndërkohë që hetimet vijojnë për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse droga e kapur kishte për qëllim shitjen në Afrikën e Jugut apo jashtë saj.
Afrika e Jugut është një vend i madh tranziti i drogës për shkak të gjeografisë dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare, si dhe një treg në rritje për drogat sintetike./ZËRI