
BRITANI E MADHE- Mediat britanike kanë publikuar informacione se si gardianet e burgut paguheshin nga të dënuarit për 2000 euro seks, ndërkohë që më pas të dhënat publikoheshin në rrjetin social Tik Tok. Pretendimet vijnë, pasi The Sun muajin e kaluar zbuloi një video që tregonte një roje femër që dyshohet se bën seks me të dënuar në qelinë e tij.
Gangsterët e burgosur janë mburrur se kanë paguar oficeret femra 2000 £ për të kryer marrëdhënie seksuale, ka zbuluar një hetim i ‘Sun on Sunday’.
Një ish i burgosur shqiptar tha në një bisedë në TikTok: “Ne shqiptarët kemi shkuar me oficere femra burgu për 2,000 £”. Vrasësi i burgosur, Eugert Merizaj tregoi se si kishte 'lidhur' një gardiane me një shokun e tij të burgosur.
Merizaj ka zhvilluar një bisedë me një të inflirtuar nga The Sun, ku pretendoi se vetë ai i ka shmangur marrëdhëniet seksuale me stafin e burgut, pasi i druhet një dënimi shtesë.
Ai tha: “Unë nuk i prek punonjëset femra të burgut. Unë nuk dua të marr 12 vjet shtesë”.
“Dje në mëngjes një roje femër erdhi në dhomën time duke thënë, zgjohu dhe merr mëngjesin".
"Një tjetër femër oficere burgu erdhi dhe kontrolloi dhomën time."
Pretendimet vijnë pasi The Sun muajin e kaluar zbuloi një video që tregonte një roje femër që dyshohet se bënte seks në qelinë e një të dënuari në burgun Wandseorth.
Një ish-i burgosur i Wandsworth tha për The Sun, të dielën se: "Burgu duhet të mbyllet".
Por ekspertët thonë se është një problem mbarëkombëtar me krizën e personelit, që çon në një rritje të oficereve femra të punësuara për role të cënueshme të vijës së parë./ZËRI