Bota

Mjeku i Trump jep detaje të reja pas atentatit: Plumbi ishte vetëm 0.5 cm larg nga koka

Plumbi e kishte prekur Trump vetëm 0,5 centimetra larg nga koka.

f.t
Mjeku i Trump jep detaje të reja pas atentatit: Plumbi ishte vetëm 0.5
Donald Trump

SHBA-Mjeku i cili u kujdes për Donald Trump, pas atentatit ndaj tij një javë më parë në Pensilvani, Ronny Jackson, ka dhënë për herë të parë detaje të lëndimit të ish-presidentit amerikan. Reuters raporton se Jackson i cili ka shërbyer si mjek në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se plumbi i shkrepur nga arma e 20-vjeçarit, Croocks e kishte prekur Trump vetëm 0,5 centimetra larg nga koka.

Plumbi sipas mjekut kishte goditur pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, duke shkaktuar plagë të gjerë deri në 2 cm. Jacksoni ka thënë se plaga është duke u shëruar, por se ish-presidenti ende po përjeton gjakderdhje. Ai ka bërë të ditur po ashtu se nuk ka pasur nevojë për qepje të plagës.

Ish-presidenti, i cili shpreson të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, u godit nga një plumb në veshin e djathtë. I vdekur mbeti një mbështetës nga audienca, Corey Comeperatore, dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Për vdekje u qëllua edhe autori i armatosur, 20 vjeçari Thomas Crooks./ZËRI

Poll

MOS HUMB