
PEKIN- Historia e një burri kinez, i cili njihet ndryshe si "xhaxhai i kuq", i cili u maskua si grua për të filmuar fshehurazi dhe ndarë video të takimeve të tij me më shumë se 1,000 burra, tronditi mediat sociale të Kinës. Videot e tij nxitën frikë për shëndetin publik, privatësinë dhe besnikërinë martesore. Sipas Reuters, hashtagu "xhaxhai i kuq" ishte artikulli më në trend në mikroblogun e njohur kinez "Weibo", duke shënuar të paktën 200 milionë.

Postimet tregonin se si burri, i lindur në qytetin lindor të Nanjingut, kishte joshur 1,691 burra heteroseksualë në takime seksuale në shtëpinë e tij, të cilat më pas i kishte regjistruar dhe shpërndarë online. Burri, me mbiemrin Jiao, u ndalua të dielën me dyshimin se po përhapte materiale të pahijshme. Por Policia tha se Jiao ishte 38 vjeç, jo 60, siç ishte deklaruar në postimet në mediat sociale. Ata gjithashtu mohuan se ai kishte pasur takime intime me më shumë se 1,000 burra, por nuk dhanë një shifër të saktë.
Marrëdhëniet brenda të njëjtit seks nuk janë të paligjshme në Kinë, por përhapja e imazheve të akteve seksuale është e dënueshme me ligj.
Bërja e fotografive të aktiviteteve seksuale në një mjedis privat dhe ndarja e tyre gjithashtu shkel të drejtat e privatësisë dhe mund të konsiderohet vepër penale. Përdoruesit e mediave sociale qarkulluan gjithashtu një montazh me foto të gati 100 burrave që supozohet se ishin takuar me "xhaxhain e kuq", duke nxitur gratë të kontrollonin nëse në foto ishin të fejuarit ose burrat e tyre. Shumë përdorues të mediave sociale shprehën shqetësime në lidhje me rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Një zyrtar i shëndetësisë së qytetit i tha "Jimu News" se shteti është gati të marrë masat e duhura.
"Nëse jeni në kontakt të ngushtë dhe jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj, mund të vini tek ne për testim në çdo kohë."/ZËRI