Bota

Vuçiç: Pres takime të vështira në Bruksel

Sipas tij bisedimet e planifikuara nuk janë të lehta për që Serbia, thotë ai është e gatshme të bisedojë për planin e ri të të dërguarve evropianë për zbatimin e Marrëveshjes drejt Normalizimit të raporteve.

E.K
Vuçiç: Pres takime të vështira në Bruksel
Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL- Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se e presin takime të vështira me zyrtarët europianë. Sipas tij bisedimet e planifikuara nuk janë të lehta për që Serbia, thotë ai është e gatshme të bisedojë për planin e ri të të dërguarve evropianë për zbatimin e Marrëveshjes drejt Normalizimit të raporteve. Deklarata lideri serb i bëri gjatë një interviste në RTS.

Aleksandër Vuçiç:  Kur bëhet fjalë për Serbinë, ata po trokasin në derë të hapur.

Sipas Vuçiç ndërkombëtarët kërkojnë që Serbia të njohë Kosovën.

Aleksandër Vuçiç: Ata vetëm do të kërkojnë për mënyrën se si ta bindin Serbinë të pajtohet për njohjen de facto dhe de jure të Kosovës.

Plani është prezantuar nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, gjatë takimeve që kanë zhvilluar në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor.

REL ka mësuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen ndaras me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Në këto takime do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar që pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij. Prishtina zyrtare akuzon Beogradin për sulmin ndërsa ky i fundit mohon të ketë lidhje.

Si organizator i sulmit është Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe një mik i presidentit Vuçiç. Radoiçiç e ka pranuar por mohon që ushtria apo forcat e sigurisë serbe të kenë gisht në sulm.

Më 21 tetor në Prishtinë e Beograd zbarkuan emisarët e dialogut të BE-së dhe SHBA-së së bashku me zyrtarë të lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo. Palët duket se janë ende larg arritjes së marrëveshjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB