Bota

Vuçiç informon Kinën për 'situatën në Kosovë'

Vuçiç i ka dërguar një letër Presidentit Xi për situatën në Kosovë.

f.t
Vuçiç informon Kinën për 'situatën në
Li Ming dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me ambasadorin kinez në Beograd, Li Ming, të cilit i ka dorëzuar “një letër sa i përket situatës në Kosovë”, raporton novosti.rs.

"Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Republikës së Kinës Li Ming. Ia dorëzova letrën që i dërgova Presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimin e përshpejtuar të tona dypalëshe. E falenderova ambasadorin Li Ming për reagimin e fortë dhe të qartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës lidhur me lëvizjet e fundit të papërgjegjshme të Prishtinës, të drejtuara qartë kundër popullit serb në Kosovë. I kam paraqitur edhe një mesazh urimi Presidentit Xi me rastin e Vitit të Ri Hënor, me urimet më të mira për përparimin e vendit të tij dhe mirëqenien e popullit vëllazëror kinez"– ka shkruar Vuçiç në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja për operacione me para të gatshme e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB