Bota

"Jam i shqetësuar!"/ Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do dërgojmë forca shtesë në Kosovë

Sa i përket vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja, Ministri i Mbrojtjes u shpreh se do kohën e vet.

f.t
"Jam i shqetësuar!"/ Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do
Boris Pistorius

SERBI-Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius pas Kosovës do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd. Pistorius në një intervistë për 'Blic' është shprehu i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila është shënuar nga tensione në disa raste gjatë muajve të fundit. Sipas tij ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen e Gjermanisë.

Ndër të tjera Pistorius ka folur për Kosovën, rritjen e përfshirjes së Gjermanisë në kuadër të KFOR, bashkëpunimin mes dy ushtrive, por edhe agresionin rus kundër Ukrainës dhe rreth parashikimit që ai bëri disa kohë më parë se një sulm rus ndaj NATO-s është i mundur në pesë deri në tetë vjet.

A ka ndonjë arsye për vizitën tuaj në Ballkanin Perëndimor në këtë kohë dhe si e vlerësoni situatën e sigurisë në këtë rajon?

Një nga pikat kryesore të menaxhimit tonë ndërkombëtar të krizave është Ballkani Perëndimor. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për mua të fitoj njohuri personale për punën e ushtarëve tanë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Me këtë dua t'u tregoj ushtarëve tanë se Gjermania i mbështet ata dhe se misioni i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme për mua që të marr një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës në vend, në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. Prandaj vendosa të vizitoj Serbinë në këtë udhëtim dhe të zhvilloj bisedime me zyrtarët këtu. Qëllimi im është të kuptoj më mirë pikëpamjet e të gjithë aktorëve në rajon. Për të qenë i sinqertë: Jam i shqetësuar se situata në Ballkanin Perëndimor është shënuar nga tensione në disa raste gjatë muajve të fundit. Ky rajon i rëndësishëm në zemër të Evropës, jo shumë larg Gjermanisë, kërkon vëmendjen tonë. Për të qenë të qartë: ne duam të kontribuojmë në stabilizimin në rajon. Ne duam të mbështesim rajonin dhe, në perspektivë, të ndjekim nga afër rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Në parim, situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë aktualisht është paqësore. Megjithatë, pikërisht në Kosovë është ende e ndjeshme ndaj përshkallëzimit afatshkurtër, siç ka treguar viti i kaluar. 

Si e shihni marrëdhënien e tanishme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ku e shihni zgjidhjen, duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme që sipas përshtypjes së një pjese të opinionit serb po shtohen vazhdimisht për shkak të provokimeve të Prishtinës?

Situata në rajon mbetet komplekse dhe ndonjëherë e tensionuar për shkak të konflikteve të ndryshme, të rrënjosura thellë dhe pjesërisht historike. Marrëdhëniet mes dy vendeve po zhvillohen ngadalë. Dialogu për normalizimin nën patronazhin e BE-së vazhdon të japë impulse të reja, por, për fat të keq, nuk arrin një përparim të qëndrueshëm. Progresi shpesh bllokohet nga mosbesimi i thellë. Nga njëra anë, kjo është e kuptueshme, sepse jo të gjitha plagët e së kaluarës janë shëruar ende. Nga ana tjetër, përparimi nuk mund të arrihet pa afrim dhe besim të ndërsjellë. Për mendimin tim, normalizimi i marrëdhënieve është hapi i parë drejt një të ardhmeje pozitive. Si në çdo konflikt, nuk ka kurrë vetëm një palë për të fajësuar. Të dyja palët duhet të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre. Ua bëj të qartë të gjithëve me të cilët flas gjatë udhëtimit tim se provokimet nuk janë kurrë të dobishme. Bëhet fjalë që palët të bëjnë një hap përpara dhe të dërgojnë shenja të dukshme gatishmërie për kompromis.

Sa i përket vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja, Ministri i Mbrojtjes u shpreh se do kohën e vet. Sipas tij ky konflikt duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut të paqes të udhëhequr nga BE-ja.

Dhoma Gjermane e Deputetëve reagoi ndaj planeve të fundit të Prishtinës për të futur euron si monedhën e vetme në Kosovë, duke theksuar se kjo mund të ketë pasoja të mëdha. Çfarë thoni dhe çfarë mund të pritet?

Këtu u përplasën dy pikëpamje: nga njëra anë, rregullorja paraqet zbatimin e kushtetutës së Kosovës, dhe nga ana tjetër, kushtetuta e Serbisë parasheh dinarin si mjetin e vetëm të pagesës. Për mua është e qartë se pjesa serbe e popullsisë, veçanërisht në veri të Kosovës, ende varet nga përdorimi i dinarit serb. Ndryshimi kërkon kohë. Dhe kjo kohë duhet t'i jepet për të arritur një zgjidhje përmes dialogut. Mendoj se edhe ky konflikt duhet të zgjidhet në tryezën e bisedimeve në kuadër të dialogut të paqes të udhëhequr nga BE-ja. Deri atëherë duhet shmangur përshkallëzimi për shkak të veprimeve të nxituara.

Më tej Pistorius deklaroi se Gjermania ka informuar NATO-n se është gati të rrisë angazhimin ndaj përshkallëzimit të situatës si ajo e 24 shtatorit. Ministri gjerman njoftoi se nga prilli i këtij viti, do të dërgojnë forca shtesë dhe të nevojshme në mbështetje të Kosovë./ZËRI

Poll

MOS HUMB