
ITALI- Një biznesmen ndërtimi 58-vjeçar, Gaetano Menzo, u vra me thikë në shtëpi në qendrën historike të Enna-s.
Zbulimi makabër është bërë nga vëllai i tij, i cili punon në biznesin e ndërtimit familjar. Policia arrestoi djalin e viktimës, Matteo, 22 vjeç. I riu është parë duke dalë nga shtëpia i mërzitur dukshëm.
22-vjeçari ishte i padisponueshëm për disa orë pasi kishte ikur nga shtëpia. Ai kishte debatuar me të atin dhe kjo është hipoteza mbi të cilën po punojnë hetuesit.
Gaetano Menzo në këtë periudhë punonte në një kantier ndërtimi pranë shtëpisë së tij. Burri mesa duket është kthyer në banesën e tij për drekë, ku më pas ka nisur debati me djalin e tij, që ka përfunduar në vrasje. /ZËRI