Bota

Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, do udhëtojnë pa viza në Dubai

Nga 22 shkurti, qytetarët e Kosovës do mund të lëvizin lirshëm drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

D.XH
Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, do udhëtojnë
Dubai

PRISHTINË – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla ka njoftuar se duke nisur nga 22 shkurti i 2024-trës, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyjë në fuqi me datën 22.02.2024”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për përfundimin me sukses të këtij procesi dhe për kontributin e dhënë në arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve.

“Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim, Abdullah bin Zayid Al Nahyan”, ka shkruar më tej Gërvalla.

Ministrja shton se Kosova, me hapa të vegjël po bën përparime të rëndësishme në sferën diplomatike dhe po mundëson, që qytetarët e saj të lëvizin më lirshëm në Europë dhe në botë. Kosova nga 1 janari 2024, ka liberalizuar vizat me vendet e BE-së./ZËRI/

Poll

MOS HUMB