Bota

Papa Francesku: Vera është dhuratë nga Zoti

Papa tha se sidoqoftë, duhet treguar kujdes me konsumimin e pijeve alkoolike.

D.XH
Papa Francesku: Vera është dhuratë nga Zoti
Papa Francesku

ITALI – Papa Franceskui vijon që të befasojë me deklaratat e tij. Këtë herë, ai ka thënë se vera është një dhuratë nga Zoti dhe një burim gëzimi për konsumatorët e saj. Papa i bëri këto komente në Vatikan, ku ishin të pranishëm prodhues të verërave nga mbarë Italia.

“Vera, toka, bujqësia dhe sipërmarrja janë dhuratë nga Zoti. Krijuesi na i ka besuar, sepse me ndershmërinë dhe ndjeshmërinë tonë, ne i bëjmë ato një burim gëzimi”, tha Papa.

Papa Francesku iu ka bërë thirrje prodhuesve, që të reflektojnë mbi moralin dhe përgjegjësinë etike që kanë. Ai kërkoi që prodhuesit e verërave të trajtojnë punëtorët e tyre me respekt, ndërsa tha se sidoqoftë nuk duhet tepruar me pijen.

Në Itali, konsumi ditor i verës është ulur në mënyrë drastike në 15 vitet e fundit. Gjithsesi, shteti italian ka shifra të larta konsumi në raport me vendet e tjera europiane./ZËRI/

Poll

MOS HUMB