Bota

Vriten 2 gazetarë palestinezë në Gaza

Numri i punonjësve të mediave të vrarë në luftë deri tani ka shkuar në 49. Një nga gazetarët u vra së bashku me anëtarët e familjes së tij, pas bombardimeve izraelite.

D.XH
Vriten 2 gazetarë palestinezë në Gaza
Gaza

GAZA - Dy gazetarë të tjerë palestinezë mbetën viktimë e sulmeve të forcave izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës, duke e çuar në 49 numrin e përgjithshëm të gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori.

Zyra e Mediave të Qeverisë palestineze me bazë në Gaza tha në një deklaratë se viktima i fundit me profesion gazetar ishte Yahya Abu Mnea, i cili punonte për radion lokale Al-Aqsa dhe u vra në një sulm ajror izraelit në enklavë.

Megjithatë, menjëherë pas deklaratës, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Uafa njoftoi vdekjen e një gazetari tjetër, Mohammad Abu Hasira, i cili u vra së bashku me një numër anëtarësh të familjes së tij, në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tij në Gazën perëndimore.

Tashmë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë në Gaza nga sulmet ajrore të intensifikuara ka shkuar në 49.

Sot bëhet muaji nga dita kur në Izrael u vranë 1,400 njerëz, kryesisht civilë, në komunitetet e tyre. Më shumë se 200 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza për t'u mbajtur si pengje. Izraeli thotë se sulmet e tij dhe ofensiva tokësore në Gaza do të shkatërrojnë Hamasin dhe kërcënimin që paraqet për ta, por thekson që po punon për të minimizuar viktimat civile. Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB