Bota

Merren në mbrojtje liderët e opozitës në Kosovë

Lajmi konfirmohet nga partitë politike dhe policia. Mirëpo nuk bëhen me dije arsyet se pse është marrë ky vendim.

D.XH
Merren në mbrojtje liderët e opozitës në Kosovë
Krasniqi dhe Abdixhiku

PRISHTINË - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku janë marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës. Këtë fakt e kanë konfirmuar selitë e subjekteve politike përkatëse, pa dhënë shumë detaje për arsyet e mundshme për këto vendime.

“Me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka konfirmuar se Abdixhiku është marrë në mbrojtje nga Policia. “Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktojeni Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së. Lajmin e konfirmoi për "Reporter.net", Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

“Nuk mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale”, tha Jashari./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB