
GREQI-Vrasësi i 11-vjeçares Vasilika nga Myrtia e Ilisë, ka mbërritur dje në burgun e Grevenit, pa i thënë as fjalën më të vogël policisë. 37-vjeçari ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Ilisë, nën masa të forta sigurie dhe herët në mëngjesin e së dielës u vendos transferimi i tij fshehurazi në Patra, për të shmangur incidentet.
37-vjeçari është zhvendosur nga Patras në burgjet e Grevenës. Është një burg i tipit të veçantë, ku strehohen të burgosurit që kanë kryer krime me karakter seksual. Vrasësi pasi mbërriti në qendrën e paraburgimit, iu nënshtrua një sërë analizash për të përcaktuar nëse është përdorues droge dhe pritet t’i nënshtrohet psikologëve dhe psikiatërve specialistë për të kontrolluar nëse ekziston rreziku i vetëlëndimit apo a do t’u sillte telashe shokëve të tij të burgosur.
E mitura ka humbur jetën për shkak të dy goditjeve fatale që daja i ka dhënë me një kaçavidë që kishte në dorë në momentin që tentoi ta përdhunonte. Siç u tregoi autoriteteve, vrasësi i pamëshirshëm (ende i paidentifikuar me emër) vetëm sa i kishte propozuar mbesës që të kryente marrëdhënie me të, por e mitura nuk kishte pranuar dhe i ishte përgjigjur duke i thënë se do t'i tregonte gjithçka familjes së saj. Nëna ka treguar se vajza e saj i kishte larë makinën dajës, i cili më vonë do bëhej vrasësi i saj. Madje ajo zbuloi se vajza e saj kishte kancer në mëlçi që në një moshë shumë të re./ZËRI