
SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në SHBA, ku rreshteri i policisë Ëatson Morgan, vrau bashkëshorten dhe dy djemtë e tij të mitur, në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarë, të cilën e kishin blerë në vitin 2016, në New City, New York. Oficerët kryen kontrollin e tyre rutinë në banesë, në momentin që Watson Morgan nuk ishte paraqitur në punë.
“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstoën në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”- tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.
Të katër anëtarët e familjes u gjetën të vdekur me plagë me armë zjarri. “Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, tha policia.
Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, tha në Facebook: “Zemrat tona janë tepër të rënduara nga ajo që ndodhi sot. Lutemi që shpirtrat e Ornela, Watson, Gabe dhe Liam të prehen në paqe”.
“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse zëmë këtë hapësirë që e quajmë “tokë” së bashku. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta.
Ndërkohë që një tjetër fqinje e familjes, e përshkruan Ornelën si personin më të ëmbël që kishte takuar ndonjëherë.
“Unë kurrë nuk do të prisja që ai ta bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë jashtë dhe nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kam takuar ndonjëherë”, u shpreh një prej fqinjve të familjes Morgan për mediat amerikane.
Familja Morgan blenë shtëpinë në Neë City në 2016 për 577,000 dollarë. Sipas faqes online të Educators of NYC në platformën “X”, Ornela ishte mësuese në një shkollë publike të qytetit të Nju Jorkut. Djemtë ndoqën shkollën në Distriktin Shkollor Qendror të Clarkstown. 10-vjeçari shkoi në shkollën fillore Laurel Plains dhe 12-vjeçari shkoi në shkollën e mesme Felix Festa./ZËRI