
KOSOVË- Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, hetuesit nuk kanë zbuluar ende motivin që çoi në krimin e rëndë në familje, me të dyshuar kryesor bashkëshortin e saj Naim Murselin. Ky i fundit ndodhet në burg dhe në disa prej dëshmive të dhëna është shfaqur kontradiktor për ngjarjen e rëndë.
Për detaje të reja iftuar në “Breaking” gazetari Igli Çelmeta, ka treguar se telefonat e zhdukur nga Murseli fshehin të vertëta mbi ngjarjen. Sipas tij, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka zhdukur telefonin e tij dhe Liridonës dhe për këtë gjë autoritetet kosovare i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve amerikane dhe “Apple” që të zbërthejnë i-cloud-et e telefonave për të marrë më shumë informacione. Gazetari tregon se Naimi ka kërkuar që Liridona të eliminohej mbrëmjen e 29 nëntorit pasi do të dëshmonte për aktivitetet e paligjshme të tij.
“Në fillim të ngjarjes policia kosovare e zbardhi ngjarjen në mënyrë të sakte dhe korrekte. Por më pas kur duhej zbardhur motivi dhe shkaku i kësaj ngjarje, po dilnin ende persona të përfshirë, bashkëpunëtorë me Naim Murselin, shohim që çështja ka ngecur dhe është pezull ende. E vërteta e kësaj ngjarje është fakti që kemi të bëjmë me një organizator që është bashkëshorti i Lirodonës, Naimi, është zbuluar Granit Plava si ekzekutori, bashkëpunëtor Kushtrim Kokalla, djali i hallës së Naim Murselit, është arrestuar po ashtu edhe personi të cilit i kanë blerë armën Tom Dodaj.
Dëshmia e tij është shumë e rëndësishme, ku vërteton faktin që Naim Murseli dhe babai i tij Shaban Murseli gënjejnë në dëshmitë e tyre. Personi që ka shitur armën tregon dhe thotë që vetë Naim Murseli i ka kërkuar t’i blejë armën, ndërsa në dëshminë e tij Naimi thotë që ekzekutori Granit Plava e ka blerë armën tek ky i fundit. Granit Plava ekzekutori, pranon që dëshmia e Tom Dodaj është e vërtetë dhe kjo armë sipas personit që e ka shitur, është blerë para pesë vitesh, disa shqiptarëve në Kosovë dhe në dëshminë e tyre thonë se Naim Murseli i ka thënë se pasi të kryhet ky krim, ka kërkuar me doemos që krimi të kryhet atë ditë, pasi Liridona do dëshmonte diku, do tregonte diku se çfarë dinte. Të gjitha të vërtetat janë në telefonin e Naim Murselit dhe Lironda Ademajt.
Të dy telefonat Naim Murseli i ka zhdukur dhe kjo është shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes. Mungojnë telefonat dhe autoritetet e Kosovës dhe Suedisë i kanë kërkuar autoriteteve amerikane të “Apple” zbërthimin e i-cloud të dy telefonave që zbardh të gjitha bisedat dhe kjo është shumë e vështirë, kërkon kohën e vetë të hetimit, pasi Naimi i ka zhdukur të dy telefonat. Liridona dinte rreth aktiviteteve të paligjshme të bashkëshortit të saj. Dyshohet se Naimi ka përdorur kredencialet dhe të dhënat e Liridona Ademajt në Suedi. E vërteta fshihet në Suedi dhe është publikuar edhe në mediat kosovare dokumenti që në vitin 2019 ka nisur procesi i divorcit mes tyre më pas është pezulluar. Që në 2019 ka nisur krisja e marrëdhënieve mes tyre”, u shpreh gazetari Igli Çelmeta.
Si ndodhi ngjarja?
Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit./ZËRI