
TURQI- Një ceremoni simbolike do të mbahet sot në Hagia Sophia për Ismail Haniya. Ceremonia do të zhvillohet gjatë namazit të drekës, pothuajse njëkohësisht me varrimin e tij në Doha. Namazin do ta drejtojë kreu i Drejtorisë së Qeverisë për Çështjet Fetare, Ali Erbas. Në ceremoni pati informacione se do të merrte pjesë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, por më pas u mohua, megjithatë sot e ka shpallur ditë zie kombëtare për Turqinë.
PAMJET NGA CEREMONIA:
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra 2 ditë më parë pas një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Hamas konfirmoi se Haniyeh u vra në një sulm ajror nga ushtria izraelite në rezidencën e tij në Teheran, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian. Deri më tani, ushtria izraelite ka refuzuar që të komentojë mbi vrasjen dhe nuk e ka marrë përsipër sulmin.
Megjithatë kjo nuk e ndaloi Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun që të fajësonin Izraelin për vrasjen./ZËRI