Bota

Ky shtet evropian u jep pushime FALAS prindërve të lodhur

Gjermania është një “ilaç” për prindërit.

I.F
Ky shtet evropian u jep pushime FALAS prindërve të lodhur
Foto ilustruese

GJERMANI- Të jesh prind është pa dyshim sa e bukur aq edhe e lodhshme. Por nëse jemi duke punuar gjatë kohës që rrisim fëmijët, lodhja është e garantuar. Para se ta kuptoni, do ta gjeni veten pa gjumë për ditë të tëra, me dhimbje të ndryshme trupi dhe në rastin më të keq sulme paniku. Por, ndryshe nga vendet e tjera, Gjermania është një “ilaç” për prindërit. Vendi e kthen fjalën “kur” si “kurë”. Nëse ju jeni të lodhur mjekët do ju përshkruajnë pushime në banjo termike ose në mal për disa javë.

Të përfshira në recetë janë 'Heilbad', ose banjat termike, në qytetet spa si Baden-Baden, Wiesbaden, Bad Ems, ku arratisja drejt burimeve shëruese daton shekuj më parë. Gjermania ka rreth 350 qytete të përcaktuara spa, shumë prej të cilave janë përcaktuar nga UNESCO si Vende të Trashëgimisë Botërore. Gjatë shekujve, qytetet e banjove termike u vizituan nga anëtarët e familjes mbretërore dhe shoqëria e lartë, si dhe pacientë nga e gjithë Evropa dhe bota, të cilët udhëtuan në Gjermani për t'u çlodhur dhe për t'u shëruar në atë që ne sot do t'i quajmë resorte Wellness.

Trajtimet “Muttter-und- kind dhe vater-und- kind” (nënë-fëmijë dhe baba-fëmijë) janë diçka që të gjithë gjermanët kanë të drejtë për çdo katër vjet, ku pushimet katër-javore janë të gjitha të përfshirë dhe të paguara nga siguracioni i tyre. Por në realitet, trajtimet më shpesh vijnë kur një prind ka arritur një pikë "vlimi".

Trajtimet filluan pas Luftës së Dytë Botërore, kur u themelua Müttergenesungsëerk (MGW), i cili përafërsisht përkthehet si institut për mirëqenien e nënave.

Organizata bamirëse u themelua për të ndihmuar gratë të përballen me mëmësinë, punën dhe rivendosjen e jetës së tyre pas luftës, kur shumë baballarë nuk u kthyen në shtëpi. MGW është unike në Gjermani. Në vendet e tjera evropiane nuk ka një shërbim të tillë special. Në disa raste ka masa rehabilitimi në spital, por kryesisht për të ruajtur aftësinë për punë.

Sot, pushimet prindër-fëmijë ofrohen në klinikat e drejtuara nga siguruesit shëndetësorë ose nga MGW dhe janë të disponueshme për nënat dhe baballarët. Gjermania nuk ka kujdes shëndetësor kombëtar falas, kështu që njerëzit paguajnë taksa mujore që në fund financojnë klinikat e drejtuara nga kompanitë e sigurimeve.

Ndërsa parandalimi i lodhjes dhe problemeve të tjera fizike dhe emocionale do të ishte ideal, trajtimi shpesh jepet në përgjigje të lodhjes.

Kjo për shkak se prindi duhet të shfaqë simptoma të caktuara dhe të marrë një diagnozë nga një mjek për t'u kualifikuar për pushimin terapeutik. Mjeku e ndjek pacientin dhe më pas i jep datat e mundshme për të rezervuar. Ka edhe lista pritjeje, edhe pse janë më shumë se 150 klinika të shpërndara në të gjithë vendin.

Simptomat që mjekët kërkojnë

Simptomat mendore dhe fizike merren parasysh. Simptoma të tilla si nervozizëm intensiv, letargji, rraskapitje e vazhdueshme dhe lodhje dhe pagjumësi. Ata që vuajnë shpesh “thjesht qajnë” dhe ndihen të mbingarkuar edhe nga detyrat e vogla, të përditshme. Por këta persona nuk do të mund të shkojnë më vetëm në një qendër këshillimi. Prandaj, është detyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të identifikohet nevoja për masa parandaluese dhe korrigjuese – veçanërisht pasi koha e pritjes për një vend në banjo termike mund të jetë shumë e gjatë.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të MGW, kishte 44,525 nëna dhe 2,320 baballarë që morën pjesë në trajtimin parandalues ​​ose restaurues në klinikat e rrjetit MGW. Shumica e nënave të trajtuara në ambientet e MGW janë nga mosha 36 deri në 45 vjeç. Statistikat e MGW tregojnë se nënat zakonisht punojnë me kohë të pjesshme (20-35 orë) dhe baballarët me kohë të plotë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB