Bota

Inteligjenca e huaj paralajmëron Greqinë për sulme

Për disa shërbime të huaja, Greqia është përfshirë në vendet kandidate, por, megjithatë, siç raportohet nga burime kompetente, nuk ka informacion të qartë për një sulm ndaj një objektivi të caktuar ose në një datë të caktuar.

I.F
Inteligjenca e huaj paralajmëron Greqinë për sulme
Foto ilustruese

ATHINË- Autoritetet e Inteligjencës greke janë lajmëruar nga shërbimet e huaja të sigurisë se po përgatitet një sulm ndaj objektivave izraelite në Greqi. Shërbimi Informativ grek dhe Antiterrorizmi janë në gatishmëri për një sulm, pas zhvillimeve të fundit dhe në veçanti pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran.

Vlerësimet e zyrtarëve grekë dhe të huaj po shqyrtësojnë mundësinë që në të ardhmen të ketë një tentativë për t’u kundërpërgjigjur një sulmi kundër një objektivi izraelit jo në territorin e Izraelit, por në një vend të tretë. Për disa shërbime të huaja, Greqia është përfshirë në vendet kandidate, por, megjithatë, siç raportohet nga burime kompetente, nuk ka informacion të qartë për një sulm ndaj një objektivi të caktuar ose në një datë të caktuar.

Për më tepër, në periudhën 2023-2024, plane dhe tentativa për sulme kundër objektivave të interesit izraelit në Athinë janë regjistruar dy herë. E para ishte në mars 2023, kur Antiterrorizmi në bashkëpunim me Shërbimin e Inteligjencës së Greqisë, EYP dhe Mossad-in e Izraelit arrestuan dy persona, shtetas pakistanezë, me akuzën se kishin planifikuar të sulmonin sinagogën hebraike në Monastiraki të Athinës

Rasti i dytë u regjistrua në maj dhe qershor 2024 me një zjarrvënie të një hoteli izraelit në Monastiraki, por edhe sinagogës në të njëjtën zonë. Autorët janë identifikuar nga një video dhe provave të gjetura në vendin e sulmit nga Antiterrorizmi. Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve konfirmojnë se është rritur niveli i gadishmërisë, ndërsa edhe zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë së vendit kanë konfirmuar transmetimin e informacionit nga jashtë për një sulm të mundshëm brenda kufijve.

Shërbimi kundër Terrorizmit ka aktivizuar rrjetet e veta të mbledhjes së informacionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB