Bota

Vrasja e Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit në Itali kërkon dënimin me vdekje për feminicidin dhe pedofilinë

Për të, të gjithë ata që vrasin gratë dhe vajzat; dhe pedofilët duhet të dënohen me vdekje.

k.m.
Vrasja e Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit në Itali kërkon
Stefano Bandecchi

ITALI- Stefano Bandecchi, kryebashkiak i Ternit dhe sekretar i Alternative Popular, ka shokuar qytetarët italiane me kërkesën e tij pas vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula. Përmes një video të postuar në faqen e tij në Instagram, ai i bën thirrje politikës dhe institucioneve përgjegjëse që të rikthejnë dënimin me vdekje në Itali për 2 vepra penale. Për të, të gjithë ata që vrasin gratë dhe vajzat; dhe pedofilët duhet të dënohen me vdekje. Videon me mendimin e tij kontroversial e ka publikuar edhe në rrjetet e tij sociale.

"Çdo dy ditë vritet një grua nga një burrë. Burri kur të dalë nga burgu do të vazhdojë të jetojë. Por ndërkohë vrau një grua dhe i vjen keq. Ne jemi gati ta falim. Prandaj i kërkoj qeverisë si sekretar i Alternativës Popullore të rivendosë dënimin me vdekje. Nëse fajtori pranon ose ka prova të sigurta dhe të padiskutueshme - jo ADN, por një video, një dëshmitar.  Është e papranueshme. I kërkoj politikës, shtetit italian që të rikthejë dënimin me vdekje në Itali për dy krime; feminicidin dhe pedofolinë. Më vjen keq por dënimi me vdekje është e vetmja zgjidhje,”- thotë ndër të tjera në video kryebashkiaku i Ternit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stefano Bandecchi (@bandecchistefano)

Ndërhyrja e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare nga Terni dhe me origjinë shqiptare, e cila u vra me thikë nga ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari Mark Samson. Mirëpo, dënimi me vdekje në Itali u hoq në vitin 1948 me hyrjen në fuqi të kushtetutës republikane dhe u hoq gjithashtu me kodin ushtarak në vitin 2007. Por duket se ky propozim i kryebashkiakut të Ternit do të rinisë polemikat./ZËRI

Poll

MOS HUMB