Bota

Vodhi dhe shiti për 20 mijë dollarë ditarin e vajzës së Biden, dënohet me burg gruaja

Ajo rrëfeu se kishte marrë 20,000 dollarë nga 40,000 dollarë që i ishin premtuar nga grupi konservator Project Veritas për sendet personale të vajzës së Biden

f.t
Vodhi dhe shiti për 20 mijë dollarë ditarin e vajzës së
Aimee Harris

SHBA- Një e grua në Florida, SHBA, e cila vodhi dhe më pas shiti ditarin e Ashley Biden, vajzës së Joe Biden, u dënua me një muaj burg dhe tre muaj 'arrest shtëpie'. The Guardian shkruan se Aimee Harris ishte deklaruar fajtore në Gusht 2022 për vjedhjen e sendeve personale të Ashley Biden, vajzës së presidentit aktual të SHBA Joe Biden, në vitin 2020, kur ai ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale.

Ajo rrëfeu se kishte marrë 20,000 dollarë nga 40,000 dollarë që i ishin premtuar nga grupi konservator Project Veritas për sendet personale të vajzës së Biden, Ashley. 'Veritas', i themeluar në vitin 2010, e identifikon veten si një organizatë lajmesh. Është më i njohur për kryerjen e goditjeve me kamera të fshehta që kanë vënë në siklet mediat, organizatat e punës dhe politikanët demokratë.

E përlotur Harris kërkoi falje për shitjen e ditarit të shkruar me dorë, të Ashley Biden, të cilin ajo e vodhi së bashku me një celular dhe një kartë memorie në shtëpinë e shoqes së saj në Delray Beach, Florida, ku ajo kishte qëndruar në pranverën e vitit 2020./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB