Bota

BE miraton “paktin e migracionit”, plani Meloni-Rama i aplikueshëm për vende të tjera

Eurodeputetët theksuan se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit mund të shërbejë si model i marrëveshjes dypalëshe që vendet e BE-së mund të arrijnë me shtetet ballkanike që shpresojnë të anëtaresohen duke sjellë si shembull mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

f.t
BE miraton “paktin e migracionit”, plani Meloni-Rama i
PARLAMENTI EVROPIAN

BRUKSEL- Pas vitesh negociatash, Parlamenti Evropian ka miratuar një reformë të madhe të rregullave të BE-së për migracionin dhe azilin. Pavarësisht reagimeve, eurodeputetët më në fund votuan në favor të të pesë teksteve legjislative në lidhje me procedurat e azilit, menaxhimin e krizave të migracionit dhe mbrojtjen e kufijve. Menjëherë pas miratimit të pesë teksteve legjislative, kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metzola, theksoi se “ne kemi bërë histori”. 

Pakti i BE-së për Azilin dhe Migracionin është në punë që nga viti 2015. Ai do të hyjë në fuqi pas dy vitesh. Ai është krijuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të nxitur kthimin e migrantëve të parregullt në vendet e origjinës. Pakti gjithashtu do të kërkojë që shtetet anëtare të BE-së të ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit, shkruan BBC.

Vitet e fundit panë rreth 380,000 njerëz që kaluan ilegalisht kufijtë e BE-së numri më i lartë që nga viti 2016. Pakti i migracionit u mbështet nga dy grupet kryesore politike Grupi i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (Grupi PPE) dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) e qendrës së majtë. Megjithatë, grupet e krahut të majtë dhe të ekstremit të djathtë e kundërshtuan marrëveshjen. Dhe shumë OJQ u kërkuan gjithashtu deputetëve të votojnë kundër reformës, me Amnesty International duke paralajmëruar se pakti do të çonte në një "rritje të vuajtjeve" për azilkërkuesit.

Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit

Ndërkohë Parlamenti Evropian i hapi rrugë idesë për dërgimin e azilkërkuesve në shtete të treta të sigurta jo anëtare siç po vepron Italia me Shqipërinë. Eurodeputetët miratuan paktin e ri për migracionin ku refuzuan modelin britanik që synon zhvendosjen e emigrantëve të parregullt në Ruanda si vendi pritës i përhershëm i tyre. Kjo ide e britanikëve bie ndesh me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Eurodeputetët theksuan se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit mund të shërbejë si model i marrëveshjes dypalëshe që vendet e BE-së mund të arrijnë me shtetet ballkanike që shpresojnë të anëtaresohen duke sjellë si shembull mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Sipas tyre, shtetet kandidate do të jepnin në këtë mënyrë një tregues të qartë se janë gati të marrin pjesë në një formë solidariteti evropian në trajtimin e azilit.

Vetëm Austria dhe Danimarka kanë shprehur interes për të ndjekur rrugën e Britanisë së Madhe. Marrëveshja e Romës me Tiranën përshkruan transferimet e emigrantëve të shpëtuar në det në qendrat e ngritura në Shqipëri që do të financohen dhe drejtohen nga Italia, e cila do të mbajë përgjegjësinë për vlerësimin e kërkesave për azil.

Politika e re e migracionit

Në Paktin e ri të Migracionit, vendosja e solidaritetit të detyrueshëm konsiderohet thelbësore, mbi bazën e të cilit të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të kontribuojnë në menaxhimin e migracionit, qoftë financiarisht, qoftë duke pritur emigrantë, qoftë duke ofruar mbështetje operacionale. 

Teksti i Paktit, pas shumë diskutimesh dhe ballafaqimesh, përfshin pesë ligje, të cilat sipas ligjvënësve kërkojnë “reformimin e rregullave aktuale me theks në bashkëpunim, por edhe në solidaritet të detyrueshëm por fleksibël”. Disa eurodeputetë besojnë se pakti do të ofrojë lehtësim për vende të tilla si Greqia dhe Italia, të cilat kanë mbajtur barrën e flukseve të emigrantëve që vijnë nga rrugët detare të Mesdheut.

Qëllimet e Paktit të ri duken ambicioze. Megjithatë, marrëveshjet që ajo vendos hasin në reagime, me të djathtën që e konsiderojnë atë të majtë dhe të majtën e djathtë. Pakti u mbështet nga tre grupet kryesore politike evropiane (EPP, Socialistët dhe Liberalët)/ Nga ana tjetër, pragmatistët argumentojnë se teksti është më i miri i mundshëm që mund të ekzistojë në kohën e tanishme, veçanërisht në një kohë kur e djathta ekstreme pritet të dalë e forcuar në zgjedhjet europiane të qershorit.

Çfarë ofron Pakti i ri

Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin përmban dispozita në lidhje me të gjitha fazat e çështjes, nga shqyrtimi i emigrantëve të parregullt dhe mbledhja e të dhënave biometrike, deri te procedurat për përpunimin e kërkesave për azil nga shtetet anëtare. Ai gjithashtu ka dispozita për bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërmjet shteteve anëtare, si dhe mënyrën e menaxhimit të krizave. Në çdo rast, hartuesit e Paktit e bënë të qartë se pesë ligjet në fakt janë të unifikuara. Nëse Parlamenti Evropian do të refuzonte qoftë edhe një, i gjithë Pakti do të shembet. 

Pakti i ri konsiderohet nga shumë njerëz si një nga dosjet më të mëdha politike të mandatit aktual. Megjithatë, raportuesit e Eurogrupeve pranojnë se ka përçarje si mes partive ashtu edhe brenda partive, për rrjedhojë e konsiderojnë të pamundur parashikimin e rezultatit të votimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB