Bota

VIDEOLAJM/ Qytetari e kritikoi, kryebashkiaku italian e pështyn në fytyrë

Mesa duket mes të dyve ka pasur një përplasje në rrjetet sociale, e cila ka sjellë më pas një përplasje.

k.m.
VIDEOLAJM/ Qytetari e kritikoi, kryebashkiaku italian e pështyn në
Stefano Bandecchi

ITALI- Stefano Bandecchi, kryebashkiaku i Ternit, pështyu dy herë në fytyrë një prej bashkëqytetarëve të tij, pasi të dy kishin vendosur që të dy të "takoheshin" nën Palazzo Spada, atje ku ndodhet edhe selia e Bashkisë. Mesa duket mes të dyve ka pasur një përplasje në rrjetet sociale, e cila ka sjellë më pas një përplasje.

Pas pështyjeve, burri vazhdoi të përpiqej të fillonte një bisedë, ndërsa Bandecchi e akuzoi atë si një "provokator politik", duke kërkuar gjithashtu nga policia e pranishme që të merrte të dhënat e tij për një denoncim të mëvonshëm.

"Ju pyesni, unë pështyj,"- thotë kryebashkiaku.

MOMENTI ME VIDEO:


Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi diskutimin "e nxehtë" mes tyre. Në mediat sociale, burri dukej të bënte kritika të herëpashershme ndaj administratës së Bandecchi-t. Prandaj, një mosmarrëveshje lidhet ndoshta me nismën e fundit të Bashkisë, e cila vendosi statuja të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.

Sido që të jetë, kur të dy u takuan, situata ishte aspak e këndshme./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB