
KIEV- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një intervistë për televizionin publik italian "Rai" gjatë së cilës ka treguar se ka një plan paqeje për t'i dhënë fund luftës së nisur thuajse 2 vite më parë. Në të njëjtën intervistë, nga Forumi Ekonomik i Çernobilit, në veri të Italisë, Zelenskyy u tregua hermetik dhe nuk ndau asnjë detaj.
Sipas tij, për të finalizuar planin ka nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj personi i parë që do të njihet me projektin do të jetë presidenti Joe Biden. Pas tij, në listë janë dy kandidatët për presidentë, Kamala Harris, por edhe Donald Trump. Ky i fundit është shprehur disa herë se luftës mund t'i japë fund brenda një dite.
"Ne kemi një plan paqeje dhe dua t'ia paraqes atë presidentit amerikan Biden dhe dy kandidatëve për president, Kamala Harris dhe Donald Trump. Duam të dimë komentet dhe vlerësimin e tyre, na duhen garanci dhe ka disa pika që varen nga Amerika. ËShtë një paketë masash mbrojtëse që, nëse arrihet, do të jetë një pengesë e fuqishme për Rusinë, në mënyrë që të jetë e mundur t'i jepet fund luftës me kushte diplomatike,"-tha presidenti ukrainas.
Pas kësaj deklarate, ende nuk ka asnjë reagim nga zëdhënësi i Kremlinit zyrtar, Dmitry Peskov./ZËRI