
Një sulm ndaj automjeteve që mbanin zyrtarë të Bashkimit Evropian u krye nga dhjetëra studentë jashtë Universitetit Bir Zeit, në veri të Ramallah. Diplomatët e BE-së ishin në një vizitë në muzeun palestinez në zonë, kur papritmas panë turmën e studentëve palestinezë që shkelmonin dhe gjuanin me gurë automjetet që i transportonin.
Kështu ata janë detyruar të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime. Diplomatët që përfaqësonin ambasadat nga të gjitha vendet e BE-së në Ramallah dhe Jerusalemin Lindor shoqëroheshin nga përfaqësues të Autoritetit Palestinez, ndërsa sipas bërthamës studentore të Universitetit Bir Zeit, sulmi ndaj tyre u bë sepse ata "përfaqësojnë vendet partnere në shfarosjen e luftës të Gazës”.
רכב של האיחוד האירופי מותקף באוניברסיטת ביר זית שמצפון לרמאללה, היום. שימוש לפי סעיף 27 א' pic.twitter.com/3Nz0DcpeCX
— הארץ חדשות (@haaretznewsvid) April 30, 2024
Një diplomat që ishte i pranishëm tha për Reuters se një turmë u shfaq jashtë ndërtesës dhe protestuesit u thanë të largoheshin. Pasi përpjekjet për dialog rezultuan të pafrytshme, diplomatët u tërhoqën. Përvoja ishte "e pakëndshme", por nuk kishte asnjë kërcënim serioz për asnjë diplomat, shtoi ai.
Oliver Ovcha, përfaqësuesi i Gjermanisë në territoret palestineze, shprehu keqardhjen për ndërprerjen e takimit.
“Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar në mënyrë konstruktive me partnerët tanë palestinezë. Protestat paqësore dhe dialogu kanë gjithmonë vendin e tyre”, ka shkruar ai në një postim në Twitter./ZËRI