Bota

'A mos më kanë vendosur një çip në kokë'? Vuçiç kapet keq me gazetaren: Jeni çmendur të gjithë

Gjatë konferencës, Vuçiç u pyet nga gazetarja në lidhje me vizitën që Presidenti i Kinës Xi Jinping do të zhvillojë në Beograd pas dy ditësh dhe nëse kjo vizitë ka për synim ta fusë Serbinë në aleancën e vendeve BRICS që udhëhiqet nga Rusia dhe Kina.

E.K
'A mos më kanë vendosur një çip në
Alekandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u pa i tensionuar këtë të martë gjatë një konference për mediat ku u përplas dhe me gazetaren Ivana Stradnerin, eksperten e luftës hibride dhe propagandës ruse. Gjatë konferencës, Vuçiç u pyet nga gazetarja në lidhje me vizitën që Presidenti i Kinës Xi Jinping do të zhvillojë në Beograd pas dy ditësh dhe nëse kjo vizitë ka për synim ta fusë Serbinë në aleancën e vendeve BRICS që udhëhiqet nga Rusia dhe Kina.

Kaq ka mjaftuar që lideri serb ti kthehet në mënyrë të ashpër dhe ironike gazetares. Ndërsa në pamjet e publikuara shihet se ai është në siklet, pasi kjo duket dhe në fytyrën dhe lëvizjet e tij. Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç ka një sjellje arrogante ndaj gazetarëve.

Aleksandër VuçiçSi e di ajo se çfarë mendoj apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata jan çmendur të gjithë, mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB