
IZRAEL- Ajo çfarë mbeti në festivalin 'SuperNova' pas masakrës nga Hamasi më 7 tetor me mbi 250 të vdekur, janë publikuar së fundmi. Në pamjet e publikuara nga Ministria e Jashtme e Izraelit e gjithë sipërfaqja shihet e mbushur me trupat e vrarë.
Imazhet vijnë nga kamera e një ushtari izraelit, i cili shkoi në vend dhe bashkë me kolegët po hetonin nëse kishte ndonjë të mbijetuar ose nëse terroristët e Hamasit janë ende atje. Ushtari ecën nëpër pjesën tjetër të terrenit të festivalit, duke kërkuar për të mbijetuar pas sulmit të Hamasit në koncert.
Disturbing images ⚠️
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) November 4, 2023
Four weeks ago today, 200+ young Israelis were butchered by Hamas terrorists at the Nova music festival.
This is what the aftermath looked like through the eyes of an IDF soldier who came to rescue survivors.
Don’t look away.https://t.co/MG5BoqKWy9
Sulmi vdekjeprurës ndodhi katër javë më parë, kur adhuruesit e muzikës kishin pritur me padurim festivalin “Supernova” që do të mbahej në shkretëtirën në jug të Izraelit dhe që përkonte me festivalin hebre të Sukkot. Vendi i festivalit kishte 3 skena, një zonë kampingu, bare dhe zonë ushqimore. Ai u ngrit në shkretëtirën Negev, jo shumë larg Rripit të Gazës, nga ku luftëtarët e Hamasit nisën në agim sulmin e tyre. Ata depërtuan në qytete dhe fshatra izraelite duke marrë peng dhjetëra njerëz. Zyrtarët izraelitë thanë se vetëm në vendin e festivalit u gjetën 250 trupa të pajetë./Zëri.ai