INDI- Autoritetet në kryeqytetin Indisë, New Delhi, kanë zgjatur mbylljen e shkollave me një javë për shkak të smogut. Në këto ditë që shkollat kanë qenë të mbyllura, nuk është vënë re asnjë shenjë përmirësimi në nivelet e ndotjes.
Çdo vjeshtë New Delhi mbulohet me smog të ashpër, kryesisht për shkak të djegies së kashtës nga fermerët në shtetet fqinje agrare.
Qyteti renditet rregullisht si një nga më të ndoturit në planet, me smogun e tij përgjegjës për qindra mijëra vdekje të parakohshme çdo vit.
"Meqenëse nivelet e ndotjes vazhdojnë të mbeten të larta, shkollat fillore të Delhi do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 nëntor," shkroi Ministri i Arsimit të Shtetit të Delhi, Atishi në X.
Shkollave të mesme “po u jepet mundësia për të kaluar në mësime online”, shtoi Atishi, pas ditëve me nivele të larta ndotjeje. Kryeqyteti indian, i cili ka një popullsi prej 30 milionë banorësh, u rendit sërish sot si qyteti më i ndotur në botë, sipas firmës monitoruese IQAir .