
IZRAEL- Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pezulluar për një periudhë të pacaktuar ministrin Amihai Eliyahu nga mbledhjet e kabinetit qeveritar, pasi në një intervistë ai e kishte përcaktuar përdorimin e bombës atomike në Gaza si "një opsion".
Ministri, i cili i përket partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, u justifikua duke thënë se donte të përdorte "një metaforë". Vendimi në lidhje me të është bërë i ditur nga kryeministria.
Në një intervistë të dhënë për mediat vendase ministri për traditën hebraike Amichai Eliahu kishte deklaruar se një bombë bërthamore në Gaza "do të ishte një nga mundësitë", edhe nëse jetët e 240 pengjeve izraelite do të ishin në rrezik sepse "luftërat kanë çmimin e tyre". "Fjalët e Eliahut janë skandaloze dhe jashtë realitetit," u përgjigj Netanyahu. Eliahu sqaroi: "Ishte thjesht një metaforë".
"Izraeli dhe Forcat e tij të Armatosura po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fitoren tonë," shkroi kryeministri i Izraelit në X.
Udhëheqësi i opozitës izraelite dhe ish-kryeministri izraelit Yair Lapid kritikoi gjithashtu Eliyahun, duke bërë thirrje për shkarkimin e "ministrit të papërgjegjshëm".
Izraeli ka qenë në qendër të kritikave së fundi, për shkak se akuzohet për shkelje të ligjit të luftës, pasi gjatë bombardimeve në Gaza kanë humbur jetën mijëra civilë. E sikur të mos mjaftonte kjo, vjen dhe një deklaratë skandaloze për përdorimin e armëve bërthamore, ku Izraeli është një prej të paktave shtete në botë që zotëron të tilla. /Zëri.ai