Bota

Panik në aeroportin e Hamburgut, pezullohen fluturimet, turku mban peng vajzën

Babai tentoi që të largohej bashkë me vajzën në drejtim të Turqisë, por për shkak të ndërprerjes së fluturimeve ai është duke mbajtur peng vajzën e tij

E.K
Panik në aeroportin e Hamburgut, pezullohen fluturimet, turku mban peng
Pamje nga aeroporti

GJERMANI- Fluturimet nga aeroporti i Hamburgut janë pezulluar, për shkak të rastit të një pengmarrje që po ndodh në këtë zonë. Sipas BBC bëhet fjalë për një shtetas turk, i cili pas një mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës me bashkëshorten e tij në proces ndarje, ka marrë peng vajzën, në përpjekje për t’u larguar bashkë me të drejt Turqisë. Burri, i cili ka qenë i armatosur, ka thyer barrierat e sigurisë me makinën e tij, dhe është futur në zonën ku qëndrojnë avionët.

Policia ka thënë se dyshohet se janë të paktën dy persona në mjet, përfshirë një fëmijë. 35-vjeçari kishte synuan që bashkë me vajzën të hynte në një avion të “Turkish Airlines”, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të alarmit që kanë dhënë autoritetet dhe ndërprerjes së fluturimeve.

Policia ka thënë se është në kontakt me personin që u fut në aeroport të shtunën rreth orës 20:00. Bashkëshortja e të dyshuarit ka raportuar për pengmarrjen e fëmijës.

“Mendohet se një betejë për kujdestari të fëmijës qëndron prapa këtij rasti”, thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka thënë se i dyshuari ka qëlluar dy herë në ajër dhe ka gjuajtur molotov. Psikologët dhe policët janë duke negociuar me të. Të gjitha fluturimet në aeroportin e Hamburgut janë anuluar. Situata e cila u raportua mbrëmjen e djeshme vijon që të jetë po e njëjtë edhe sot, për shkak se shtetasi turk nuk ka ndërmend që të dorëzohet. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB