Bota

Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300 milionë euro dëme

Situata nga moti i keq mbetet kritike në Itali, në 5 rajone është lëshuar alarmi portokalli

E.K
Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300
Moti i keq gjunjezon Italine

ITALI- Situata nga moti i keq vazhdon të jetë alarmante në zonën e Toskanës në Itali.

Presidenti i Rajonit Eugenio Giani, ka urdhëruar evakuimin e disa zonave si: Montale, Montemurlo dhe Prato si masë paraprake, ku numri i personave që do të largohen nga banesat llogaritet rreth 1200/

Në veçanti, në Prato u evakuuan 180 persona, përfshirë të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara që jetojnë në grupin më të rrezikuar. Ndërkohë, vijojnë ndërhyrjet në ndihmë të popullatës së prekur nga moti i keq në të gjithë Rajonin, veçanërisht në provincat e Firences, Pratos dhe Pistoias. 

Pompa uji janë vënë në punë në Campi Bisenzio, Seano, Poggio a Caiano, Quarrata, Montemurlo. Rreth 9 mijë persona janë pa energji elektrike. Dëmi ekonomik llogaritet deri tani në 300 milionë euro, ndërkohë që 7 persona humbën jetën, dhe një zjarrfikës rezulton i zhdukur.

Montemurlo, kryebashkiaku: "Kush është në katin përdhes të largohet nga shtëpia"

Për banorët e Montemurlo (Prato), kryebashkiaku Simone Calamai ka lëshuar një mesazh ku fton ata që jetojnë në katin përdhes të largohen nga shtëpia, duke firmosur një urdhëresë në lidhje me këtë. 

"Nga ora 20:00 e së shtunës në mbrëmje do të jetë e nevojshme të sigurohet që banorët e fshatrave Oste, Popolesco dhe Santorezo të lënë shtëpitë e tyre natën tjetër nëse janë në katet përdhese ose në bodrum ose shkojnë në katet më të larta".

Alarmi portokalli në pesë rajone

Ndërkohë, alarmi portokalli, i nisur nga Mbrojtja Civile, është aktivizuar për Emilia-Romagna, Toscana, Friuli Venezia Giulia, Veneto dhe Liguria, ndërsa stuhitë dhe erërat e forta vazhdojnë në pjesën më të madhe të Italisë. 

Autoritetet ende në kërkim të zjarrfikësit të zhdukur

Ndërkohë, kërkimet për zjarrfikësin Walter Locatello, i cili ra aksidentalisht në kanalin Tesa Vecchio mbrëmjen e së enjtes në Puos d'Alpago, vazhduan pa sukses pranë liqenit Santa Croce. 

Mbi 2500 zjarrfikës në punë në Toskanë

Puna e zjarrfikësve ka vazhduar për mbi njëzet e katër orë pa u ndalur në pesë provincat toskane të prekura nga përmbytja: për momentin janë kryer 2500 ndërhyrje, 570 zjarrfikës në aksion me 150 automjete. Gjatë gjithë natës ekipet ishin të zënë me kërkimin e personave të zhdukur, duke ndihmuar popullatën në vështirësi dhe operacionet e kullimit me module pompimi të lartë dhe të mesëm.

/Zëri.ai

Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300Stuhia ‘ciaran’ në Itali, 7 viktima dhe 1 i zhdukur. 300

Poll

MOS HUMB