
RUSI- Protesta të dhunshme në Rusi. Raportohet se Garda kombëtare, Rosgvardiya, dërgoi trupa në Baymak, një qytet me 17,000 banorë që ndodhet rreth 2,000 në lindje të Moskës në Republikën e Bashkortostanit, pasi protestuesit u mblodhën për të mbështetur Fail Alsinov, i cili u dënua me katër vjet burg për "nxitje të urrejtjes etnike".
Thousands of people in Bashkiria are protesting after local activist Fail Alsynov was sentenced to four years in jail. Not the first regional protest though past protests died down quickly after crackdowns by the authorities pic.twitter.com/tW4phxEd2b
— Pjotr Sauer (@PjotrSauer) January 17, 2024
Dan Storiev, redaktor i projektit rus të të drejtave të njeriut në gjuhën angleze OVD-info, tha për Newsweek se protestat treguan se shoqëria ruse është "gati të ngrihet për të drejtat e saj pavarësisht represionit të tmerrshëm".
Violent clashes in Baymak
— NEXTA (@nexta_tv) January 17, 2024
Law enforcers used stun grenades in Baymak, Bashkortostan, Russia. The demonstrators responded by throwing snow and ice at them and forced them to retreat.
It is reported that negotiations are underway between the protesters and special forces: the law… pic.twitter.com/AVHf2gBi7w
Në temperaturat -21 C, Policia ruse përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën, e cila përbëhej nga mijëra njerëz. Disa media vlerësojnë se rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë. Raportime për arrestime ka pasur edhe në Telegram. Fotot dhe videot e marra në protesta tregojnë protestuesit duke hedhur topa bore dhe kuba akulli, ndërsa policia përgjigjet me gaz lotsjellës.
Dënimi i Alsinov ka zemëruar qytetarët në republikën Urale të cilët thonë se ai ishte në shënjestër për punën e tij në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës së popullit indigjen të Bashkir. Në dhjetor 2022, Alsinov, 37 vjeç, foli kundër luftës në Ukrainë, duke e quajtur mobilizimin e pjesshëm të saj "gjenocid kundër popullit të Bashkir".
Ai është gjithashtu i njohur për rolin e tij në protestat mjedisore të vitit 2020 kundër minierave të gurit gëlqeror në malin Kushtau në rrethin Ishimbaisky të Bashkortostanit. Dënimi i Alsinov ishte planifikuar fillimisht për të hënën, por u shty për të mërkurën pas protestave, megjithëse demonstratat dy ditë më vonë ishin shumë më të mëdha./ZËRI