
IZRAEL- Nga situata e tensionuar në Rripin e Gazës, ku çdo ditë po raportohet për shpërthime e sulme me raketa nuk ka shpëtuar as bota e futbollit. Lojtarë e Kombëtares së Izraelit, të cilët janë detyruar të dalin nga autobusi në autostradë, teksa ishin rrugës për në aeroportin e Tel Avivit pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata Izraelite e Futbollit, e cila me anë të një video, të publikuar në profilet zyrtare, rrjetet sociale ka treguar momentet, kur lojtarët dhe stafi i Kombëtares kanë lënë autobuzin për t’u fshehur.
“Asgjë nuk do të na ndalojë në rrugëtimin tonë drejt Euro 2024”, -ka shkruar kjo federatë.
Nothing will stop us on our way to Euro 2024❗❗❗ pic.twitter.com/P51OLX6O2i
— ISRAEL FA (@ISRAELFA) November 10, 2023
Ndërkohë UEFA mori vendim që ndeshja Kosovë-Izrael të luhej më 12 nëntor, në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja ishte planifikuar që të zhvillohej gjatë muajit të kaluar, por për shkak të luftës që shpërtheu, u shtynë të gjitha takimet e sporteve të këtij shteti.