Bota

VIDEO/ Ivica Daçiç performancë para Erdogan, "e përshëndet" me këngën ‘Osman Aga’

Pak vite më parë, Daçiç e priti në të njëjtën mënyrë presidentin turk. 

k.m.
VIDEO/ Ivica Daçiç performancë para Erdogan, "e
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç ka "hequr" për një çast kostumin e tij të politikanit për t'i bërë qejfin presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Teksa, 2 ditë më parë, Erdogan vizitoi Serbinë, krerët e shtetit u mblodhën për një darkë informale. Pikërisht në këtë darkë, Daçiç i këndoi presidentit turk këngën “Osman aga” të Muharrem Serbezovskit.

“Turqishtja ime nuk është perfekte,”- tha Daçiç para se të merrte mikrofonin.

Pak vite më parë, Daçiç e priti në të njëjtën mënyrë presidentin turk. 

TEKSTI I KËNGËS:


Osman Aga çdo natë ka një festë të madhe
të gjithë e dinë se ai do të japë edhe qindarkën e tij të fundit për raki
Osman, Osman, Osman Aga, po jetoj, po jetoj në kujtime
Osman, Osman, Osman Aga, yalla yalla, yalla yalla, Osman Aga
Osman Aga ke një vajzë të bukur
ma jep mua, ma jep për një fuçi raki

Sesi e këndoi nuk dëgjohet qartë, por shihet se presidenti Erdogan nuk e ka pritur me gëzim të madh performancën./ZËRI

Poll

MOS HUMB