Bota

Vetëm 15 vjeç, djali i liderit çeçen merr post të lartë në shtet

Lideri i Çeçenisë, aleat i Vladimir Putinit, ka deklaruar se është krenar me djalin e tij dhe e respekton atë për “marrjen e idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtës së fesë së tij”.

Redaksia Zëri
Vetëm 15 vjeç, djali i liderit çeçen merr post të
Ramzan Kadyrov dhe djali i tij

SERBI- Adam Kadyrov, djali 15-vjeçar i liderit çeçen Ramzan Kadyrov, u emërua si shef i sigurimit të babait të tij.  Kujtojmë se 15-vjeçari është filmuar këtë vit duke rrahur një të burgosur në paraburgim. Vetë babai i Adam, postoi një video në mediat sociale që tregonte Adamin duke grushtuar dhe shkelmuar një të burgosur të akuzuar për djegien e Kuranit.

Një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë në Çeçeni, Zamid Chalayev, tha se Adami u emërua shef i departamentit të sigurisë së liderit çeçen, për shkak të guximit.

Ndërkohë lideri i Çeçenisë, aleat i Vladimir Putinit, ka deklaruar se është krenar me djalin e tij dhe e respekton atë për “marrjen e idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtës së fesë së tij”. Gjithashtu RIA raportoi dy ditë më parë se Adam Kadyrov iu dha titulli Hero i Çeçenisë në tetor./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB