Bota

‘Boll më’/ OKB: Situata e paprecedentë! Të ndalen luftimet në Gaza

OKB ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza, duke theksuar se situata në enklavë është e paprecedentë.

D.XH
‘Boll më’/ OKB: Situata e paprecedentë! Të ndalen
Gaza

GAZA - Të gjitha agjencitë kryesore të OKB-së, në një deklaratë të përbashkët të jashtëzakonshme, bënë thirrje për një armëpushim në Gaza.

“Boll është boll. Lufta në Gaza duhet të ndalet tani”, thuhet në deklaratë.

Krerët e të gjitha agjencive kryesore të Kombeve të Bashkuara lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët të dielën duke bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm humanitar" në luftën midis Izraelit dhe lëvizjes ekstremiste palestineze Hamas.

"Për gati një muaj, bota ka parë me tronditje dhe tmerr situatën në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, ku numri i të vdekurve vazhdon të rritet dhe jetët e njerëzve janë shkatërruar", thanë drejtuesit e tetëmbëdhjetë organizatave të OKB-së, përfshirë Save the Children, Agjencinë Unicef, Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Programin Botëror të Ushqimit.

‘Situata e papranueshme’

Organizatat e OKB-së e quajnë ‘të tmerrshëm’ sulmin që Hamasi kreu ndaj Izraelit muajin e kaluar, por sulmi nuk justifikon atë që po ndodh sot në Gaza.

“Vrasjet e tmerrshme të shumë civilëve në Gaza janë një turp, siç është edhe heqja e ushqimit, e energjisë, e ujit, ilaçeve dhe karburantit për 2.2 milionë palestinezë”, theksohet në deklaratë.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 11100 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB