
Alexei Navalny
RUSI- Gazetarja e "Sota Vision" Antonina Favorskaya është dënuar me 10 ditë burg nga Gjykata në Moskë me akuzën e mosbindjes ndaj policisë pasi vendosi lule në varrin e Navalnyt.
Favorskaya dhe dy kolegë u arrestuan më 17 mars në një kafene pranë varrezave pasi vizituan varrin e Navalny dhe u dërguan në polici për verifikim të identitetit, shkruajnë mediat e huaja.
Dy kolegët e saj u lanë të lirë, por Favorskaya, e cila fillimisht refuzoi të tregonte dokumentet e saj në polici, qëndroi në paraburgim dhe më pas u dënua nga një gjykatë./ZËRI
Poll