Bota

Vdekja e Matthew Perry-t, Friends do dalin me një deklaratë të përbashkët

Korrespondentja e showbiz-it Kinsey Schofield tha se yjet e serialit do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët në ditët në vijim.

k.m.
Vdekja e Matthew Perry-t, Friends do dalin me një deklaratë të
Friends

SHBA- Kasti i "Friends" thuhet se po punon për të dalë të gjithë bashkë në një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së papritur të shokut të tyre, Mattheë Perry në moshën 54-vjeçare. Perry luajti rolin e "Chandler Bing" në sitcom popullor, së bashku me Jennifer Aniston (Rachel), Courteney Cox (Monica), Matt LeBlanc (Joey), Lisa Kudrow (Phoebe) dhe David Schwimmer (Ross).

Korrespondentja e showbiz-it Kinsey Schofield tha se yjet e serialit do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët në ditët në vijim.

“Sipas burimeve që ata po shqetësohen për vdekjen e Mattheë Perry-t, pasi ai ishte vëllai i tyre, të cilin e mbrojtën në disa nga periudhat e tij më të vështira. Ata besojnë se kjo është jashtëzakonisht e padrejtë, pasi së fundmi ai ishte vërtetë i qetë,"-tha Schofield.

Ylli i Friends, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare, ishte më i njohur për interpretimin e Chandler Bing-ut të urtë në sitcom-in televiziv jashtëzakonisht të popullarizuar të viteve 90’. Shfaqja, e cila ndoqi fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York City, u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Episodi i tij i fundit u shikua nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000, i cili është edhe sot ndër më të preferuarit e publikut./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB