Bota

Ushtria izraelite THIRRJE palestinezëve në Gaza: Lëvizni në jug nëse doni të jetoni

Ndërkohë raportohet se katër anëtarë të lartë të Hamasit janë vrarë nga ushtria izraelite këtë të hënë.

E.K
Ushtria izraelite THIRRJE palestinezëve në Gaza: Lëvizni në
Pamje nga lufta

GAZA- “Lëvizni në jug nëse doni të jetoni”, ky ishte mesazhi i fortë që ushtria izraelite u dha sot palestinezëve që jetojnë në Gazën veriore pas intensifikimit të sulmeve ajrore dhe përparimit të ushtrisë në rrugët tokësore. Ndërkohë raportohet se katër anëtarë të lartë të Hamasit janë vrarë nga ushtria izraelite këtë të hënë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë për mediat publikuan emrat e militantëve të vrarë të Hamasit:

Jamil Baba, komandant i forcave detare të Hamasit në Brigadën e tij Qendrore

Muhamed Safadi, komandant i njësisë raketore antitank

Muëaman Hijazi, një operativ i shquar në njësinë e raketave antitank të Hamasit

Muhammad Aëdallah, një operativ i lartë në departamentin e prodhimit të Hamasit

Ushtria izraelite tha gjithashtu se "shkatërroi infrastrukturën e terrorit, duke përfshirë lëshuesit e raketave antitank dhe platforma të tjera lëshimi”.

Ndërkohë që nga fillimi i luftës më 7 tetor mbi 8000 palestinezë janë vrarë, mes të cilëve më shumë se gjysma fëmijë. Ndërsa situata mbetet e rëndë pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe ujit. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB