Bota

DASH: Gratë shtatzëna dhe foshnjat po pijnë ujë të pistë në Gaza

Gratë shtatzëna dhe foshnjat po pinë ujë të pistë ose të kripur në Gaza. Ndërsa, tanket izraelite, thuhet se kanë 'rrethuar' lagjet e enklavës.

D.XH
DASH: Gratë shtatzëna dhe foshnjat po pijnë ujë të
Gaza

GAZA – Gaza po përjeton ditë tepër të vështira. Perëndimi kërkon krijimin e një “korridori humanitar”, duke ushtruar presion mbi Izraelin, i cili ka bombarduar enklavën që nga 7 tetori.

Një raport i brendshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se gratë shtatzëna dhe fëmijët po pinë ujë të pistë, për shkak të vendimit të Izraelit për të ndërprerë karburantin në Gaza, duke lënë jashtë funksionit impiantet e shkripëzimit.

Sipas të dhënave që disponon gazeta izraelite Haaretz, 52000 gra shtatzëna dhe 36000 fëmijë nën moshën 6 vjeç pinë ujë të pistë ose të kripur.

Sipas të njëjtave informacione, presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Netanyahu, më shumë garanci në lidhje me çështjen e civilëve. Megjithatë, burimet palestineze flasin për bombardime në spitalin më të madh në Gaza, ku janë strehuar 14 mijë civilë, por edhe në spitalin Al Quds.

Sipas Tel Avivit, qendrat e komandës nëntokësore të Hamasit ndodhen poshtë dy spitaleve.

Britania po punon për një "pauzë humanitare" për të sjellë ndihma për popullin e Gazës. Kështu tha sot, më 30 tetor, ministri i Jashtëm britanik, James Cleverley.

“Ne po punojmë me egjiptianët, izraelitët dhe me të tjerët që të mund të kemi një pauzë humanitare, një pauzë të përkohshme, në mënyrë që ndihma të arrijë tek njerëzit që kanë nevojë. Po ecet ngadalë, por ka nevojë për një shtim ndihmash”, shtoi ministri britanik, duke folur nga rezidenca e ambasadorit britanik në Abu Dhabi.

Tanke izraelite në periferi të qytetit të Gazës

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite nuk duket se po e zvogëlon intensitetin e sulmeve të saj. “Izraeli po përparon gradualisht sipas planit në Rripin e Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët.

Zëdhënësi ushtarak tha se forcat izraelite kishin vrarë dhjetëra militantë të Hamasit gjatë natës, por nuk pranuan të konfirmonin pozicionin e forcave tokësore izraelite. Mirëpo, fotot e postuara në rrjetet sociale tregonin tanket izraelite, duke avancuar në autostradë.

Më herët, banorët e zonës thanë se tanket izraelite kishin hyrë në një lagje në periferi të qytetit të Gazës dhe kishin bllokuar rrugën kryesore.

Tanket kanë arritur në periferi të lagjes al-Zeytoun, duke bllokuar rrugën Salaheddin dhe duke qëlluar çdo automjet që lëviz. Kështu deklaruan dëshmitarët.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 9700 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB