Bota

Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Albin Kurti jep detaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ka biseduar me ambasadorët e QUINT-it, të rejat e dialogut Kosovë-Serbi.

D.XH
Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Albin Kurti jep detaje
Albin Kurti

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it, në lidhje me zhvillimet e reja, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti deklaroi se është një praktikë e zakonshme, që ambasadorët e QUINT-it njoftohen, për zhvillimet e reja në dialog.

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë, për të njoftuar ata, mbi zhvillimet e reja në dialogun Prishtinë-Beograd, siç është praktikë e zakonshme.

Shpreha mirënjohjen për SHBA-të dhe BE-në, për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, shkroi Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot në Prishtinë një takim me ambasadorët e QUINT-it, menjëherë pas takimeve që pati në Bruksel, me liderët europianë. Ambasadorët nuk u prononcuan për mediat, pas takimit me Kurtin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB