Bota

VD- Shpëtohet pas 14 orësh gruaja e bllokuar në automjetin gjysmë të zhytur në ujë

Ajo mbijetoi pasi u ngjit në makinën e përmbysur, ku kaloi natën derisa u vu re të nesërmen në mëngjes nga një person.

f.t
VD- Shpëtohet pas 14 orësh gruaja e bllokuar në automjetin
PAMJE NGA NGJARJA

SHBA- Një grua është shpëtuar pasi mbeti e bllokuar për 14 orë në makinën e saj e cila përfundoi në lumë pasi u aksidentua. Pamjet e shpëtimit të gruas që mbeti e bllokuar në ujërat e një përroi në Kaliforni po bëjnë xhiron e rrjetit.

Gruaja u përpoq të kalonte përroin pas shirave të dendur me makinën e saj, por automjeti u përmbys nga ujërat e vrullshëm dhe  mbeti e bllokuar. 

Ajo mbijetoi pasi u ngjit në makinën e përmbysur, ku kaloi natën derisa u vu re të nesërmen në mëngjes nga një person. Ai njoftoi autoritetet dhe një helikopter H-30 i Kalifornisë Highway Patrol mbërriti në vendngjarje për ta shpëtuar. 

Sipas autoriteteve, gruaja ishte bllokuar në automjetin e saj që prej orës 19:00 të së hënës mbrëma. Ajo vuante nga hipotermia kur mbërritën mjekët, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB