Bota

VD- Polici qëllon me thikë dhe shpon varkën e emigrantëve nisur drejt Anglisë

Policia franceze hyri në ujërat e cekëta të një plazhi në jug të Boulogne dhe përdori thika për të shfryrë varkën e vogël të fryrë - të mbushur me burra, gra dhe fëmijë - e cila po lëkundej rrezikshëm në dallgë.

k.m.
VD- Polici qëllon me thikë dhe shpon varkën e emigrantëve
Pamje nga aksioni

FRANCË- Oficerët e policisë franceze hynë në det, në një plazh në Kanalin Anglez, përballë bregdetit britanik, dhe copëtuan një varkë të vogël të fryrë plot me emigrantë që ishte në rrugën e saj për në Britaninë e Madhe. Policia franceze hyri në ujërat e cekëta të një plazhi në jug të Boulogne dhe përdori thika për të shfryrë varkën e vogël të fryrë - të mbushur me burra, gra dhe fëmijë - e cila po lëkundej rrezikshëm në dallgë.

MOMENTI ME VIDEO: 


Operacioni ishte shumë i pazakontë. Policia franceze zakonisht ndjek rregulla të rrepta që i ndalojnë ata të hyjnë në det në rast se rrezikojnë jetën. Ky incident i rrallë mund të shihet si provë se policia franceze - nën presion në rritje për të ndaluar valën e kalimeve të emigrantëve me anije të vogla drejt Mbretërisë së Bashkuar - po ndryshon taktikat e saj.

Por burime të mirëinformuara në Francë na thanë po shqyrtohen ndryshimet procedurale për të kapur varkat para se ato të arrijnë në breg. Ndaj edhe duhet të autorizirojnë ndërhyrje më agresive të Policisë në plazhe. Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar komentoi imazhet duke u shprehur: Ishte një moment i rëndësishëm dhe ne e mirëpresim këtë veprim.

Në anijë ishin ndoshta 80 ose 100 vetë. Disa minuta më vonë, një varkë e dytë, iu drejtua bregut, e ndjekur nga një anije e rojes bregdetare franceze në Kanalin Anglez./ZËRI

Poll

MOS HUMB