
GAZA- Hamasi thuhet se e ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet e propozuara nga ndërmjetësit, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla. Lajmin e konfirmon media "Reuters". Draft -marrëveshja u miratua gjithashtu këtë javë nga Ministri Izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, gjatë një vizite në Uashington.
Sipas draft-marrëveshjes së armëpushimit, 8 pengje të gjallë do të lirohen ditën e parë të armëpushimit, me dy të tjerë që do të pasojnë në ditën e 50-të.
Në total, 10 pengje të gjallë do të lirohen dhe trupat e 18 të tjerëve do të kthehen. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Katari, bazohet në të ashtuquajturën Kornizë Witkoff të propozuar nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff./ZËRI