Bota

Arrestohet "Luleshtrydhja", bosi më i kërkuar i mafias suedeze

Ismail Abdo është një kriminel i kërkuar ndërkombëtarisht dhe dyshohet për trafik droge dhe nxitje të krimeve të dhunshme në Suedi.

k.m.
Arrestohet "Luleshtrydhja", bosi më i kërkuar i mafias
Ismail Abdo

TURQI- Policia turke ka arrestuar një nga udhëheqësit më të “ashpër” të bandave në Suedi, pas përpjekjeve të përbashkëta nga Ankaraja dhe Stokholmi. Turqia ka arrestuar 35-vjeçarin Ismail Abdo, një shtetas turko-suedez, i cili akuzohet për trafik droge dhe nxitje të krimeve të dhunshme. Abdo, i njohur si "Struffle/Luleshtrydhe", ka lindur në Suedi. Bashkë me Abdon u prangosën edhe 19 persona të tjerë, ndërsa gjithashtu u sekuestruan edhe asete me vlerë rreth 33 milionë euro.

Policia suedeze konfirmoi arrestimin e tij. 

“Arrestimi është rezultat i përpjekjeve të synuara nga autoritetet suedeze dhe turke. Policia suedeze ndihmoi në hetimin që çoi në arrestimin e tij,"- tha Mats Berggren, zëvendësdrejtor i Shërbimit Kombëtar të Operacioneve të Suedisë. Kështu, merr fund liria e “Straëberry”, një nga kriminelët më të kërkuar të Suedisë.

Sipas Reuters, më shumë se 12 persona janë vrarë në Suedi që nga viti 2023, përfshirë këtu edhe nënën e Ismail Abdos.

Arrestimi i tij i ri vjen një vit pas arrestimit të tij të parë nga autoritetet turke në maj të vitit 2024. Ai u lirua më pas me një garanci prej afërsisht 530 eurosh, edhe pse ndaj ishte lëshuar 'kodi i kuq' nga Interpoli, duke provokuar zemërimin e autoriteteve suedeze.

Arrestimi i tij forcon pozicionin e qeverisë së krahut të djathtë të Suedisë, e cila fitoi zgjedhjet e vitit 2022 duke premtuar të luftojë krimin e bandave./ZËRI

Poll

MOS HUMB