
PRISHTINË- Dragana Miletiç, e njohur edhe me nofkën ‘Beba’, është nënkryetare e komunës së Leposaviqit, është kapur duke konsumuar kokainë. Ajo ka shërbyer në krye të komunës, që tashmë udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, por një video e re "bombë" është publikuar nga 'Nacionale'. Në videot e publikuara, "Beba" shihet duke konsumuar lëndë narkotike nga sifoni i tualetit dhe një tavolinë pune, e shoqëruar nga një koleg i saj, i cili po ashtu konsumon drogë me të. Miletiç, e pyetur për një koment, nuk ka komentuar konsumin e kokainës, por ka akuzuar Listën Serbe.
“Të rreme. Të gjitha këto janë të shpikura prej qytetarësh të Listës Serbe për të kërcënuar emrin dhe pozitën time në Komunë (të Leposaviqit), si dhe punëtorët në Komunë të Leposaviqit. Nuk është e vërtetë. Që nga fillimi i përfshirjes sime në këtë vend (në Komunë) ata kanë thurrur tregime të ndryshme vetëm për të më rrënuar mua, dhe veturës sime ia vunë flakën. Është e pabesueshme se sa presion kanë bërë mbi mua dhe emrin tim. Por, do të luftoj gjer në fund. S’më frikësojnë,”- tha ajo.
Nga e njëjta godinë pritet të dalin materiale të tjera. Në një rast, flitet për ruajtjen e interesit shtetëror. Ndërsa në ditët në vazhdim do të publikojë edhe video të tjera, ku punëtorët e komunës konsumojnë lëndë narkotike. Mes tyre, pritet të tjerë Radoica Radomiroviç./ZËRI