Bota

'Izraeli heq vizat për Kosovën', presidentja Osmani jep lajmin e shumëpritur

Ambasadorja izraelite në Prishtinë Tamar Ziv tha se qeveria izraelite ka marrë vendim, që të miratojë marrëveshjen, për heqjen e vizave për Kosovën.

D.XH
'Izraeli heq vizat për Kosovën', presidentja Osmani jep
Vjosa Osmani

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Në takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore, në fusha të ndryshme, që pritet të nënshkruhen së shpejti.

Ambasadorja Ziv ka njoftuar presidenten Osmani se pas kërkesë së saj drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria izraelite ka shprehur pajtim për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve”, thuhet në komunikatën për mediat.

Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për vendimin e marrë, që e ka konsideruar një zhvillim pozitiv, që do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar mes dy vendeve. Me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Osmani tha se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm, që kanë humbur jetën në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit. Ajo shtoi se kjo shërben si një kujtesë për pasojat shkatërruese që sjell urrejtja dhe paragjykimi. Ndër të tjera, ambasadorja Ziv e ka informuar Osmanin për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa Osmani informoi ambasadoren izraelite në Prishtinë për zhvillimet e fundit në rajonin tonë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB