Bota

Fermerët rrethojnë Parisin me traktorë. Macron takim urgjent me kryeministrin

800 traktorë kanë bllokuar zonën e Parisit.

k.m.
Fermerët rrethojnë Parisin me traktorë. Macron takim urgjent me
Emmanuel Macron

FRANCË- Fermerët francezë me traktorë filluan të bllokojnë disa autostrada pranë Parisit. E në një kohë që rrugët janë të bllokuara në të gjithë rajonin Ile-d-France, qeveria ka nisur një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit. Para se të niste mbledhja, kryeministri i ri Gabriel Attal u takua me presidentin Emmanuel Macron. Me ta ishin edhe ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire dhe Ministri e Policisë, Gérald Darmanen.

Kjo pasi deri më tani 800 traktorë kanë bllokuar zonën e Parisit. Arnaud Rousseau, president i shoqatës më të madhe bujqësore franceze FNSEA (Federata Kombëtare e Sindikatave të Prodhuesve Bujqësor) tha se asnjë nga 18 rajonet e vendit nuk do të kursehet nga bllokada. E po ashtu, bëri me dije se do të ketë një “rotacion” të njerëzve gjatë bllokadës, në mënyrë që protestuesit të pushojnë. Në orën 18:00, kryeministri Atal duhet të takohet me Rousseau.

"Qëllimi ynë është të bëjmë presion mbi qeverinë, jo të shkatërrojmë jetën e francezëve,"- tha Ruso.

Fermerët kanë nisur aksionin e sotëm në të gjithë Francën pavarësisht asaj që Attal u ka ofruar.

"Ne kemi nevojë për më shumë se deklarata, kemi nevojë për angazhim, veprim të fortë, ka masa, por duhet të dimë detajet, sqarimet," - tha Clément Torpié, president i shoqatës së fermerëve të rinj të rajonit Ile-d-France.

Reuters raporton se fermerët në Francë, prodhuesit më i mëdhenj të produkteve bujqësore në Bashkimin Evropian, ankohen për konkurrencë të pandershme nga rivalët nga vendet me rregulla ligjore më të buta. Gjatë javës së kaluar ata kanë vendosur postblloqe për të vënë në pah kërkesat e tyre. Për të menaxhuar protestën, qeveria franceze njoftoi se 15,000 oficerë policie ishin mobilizuar për të ndaluar fermerët që të hynin me traktorë në Paris dhe në qytetet kryesore të vendit gjatë protestave./ZËRI

Poll

MOS HUMB