Bota

Një dasmë në mes të luftës

Një mesazh shprese në një Gazë që është në luftë prej tre muajsh. Në një bisedë me ANSA, bashkëshortët thanë se janë fejuar në fillim të tetorit.

k.m.
Një dasmë në mes të luftës
Mustafa Shemalach dhe Efnan

GAZA- Festë e madhe u bë disa ditë më parë në shkollën publike në lagjen a-Salam, në skajin jugor të Gazës. Mustafa Shemalach, 27 vjeç, u martua me Efnanin e tij, emri i të cilës do të thotë 'degë pemësh të zgjatura plotësisht'. Një mesazh shprese në një Gazë që është në luftë prej tre muajsh. Në një bisedë me ANSA, bashkëshortët thanë se janë fejuar në fillim të tetorit.

Në atë 7 tetor famëkeq, Efnan pritej në lagjen Zaitun të qytetit të Gazës për të takuar zyrtarisht prindërit e dhëndrit. Mustafa kishte ndërtuar një banesë të vogël për familjen e tij të ardhshme. Por në fazat e hershme të luftës e gjithë ndërtesa e Shemalach u shemb nga bombardimet, ndërsa Mustafa dhe Efnani u gjendën në Rafah, mes qindra mijëra njerëzve të zhvendosur nga banesat e tyre.

"Ne kishim planifikuar të martoheshim në mes të tetorit. Pastaj, gjatë luftës, Mustafait i vranë shumë të afërm. Në traditën tonë, kur ka vdekje në shtëpi dasma shtyhet për gjashtë-shtatë muaj. Por këto janë rrethana të jashtëzakonshme dhe ne kemi vendosur të martohemi gjithsesi,"- tha Efnani. Për këtë rast u mobilizua shkolla ku u strehuan Xhibrili, klasat ku ata flinin u dekoruan me festime.

Dhe Mustafa kishte ngritur një ‘çadër dasme’ jashtë shkollës.

"Gjithmonë kam ëndërruar të martohem i veshur me të bardha por këtu nuk ishte e mundur të gjeja një fustan,"-tha nusja. Por një nga gratë e zhvendosura më pas i huazoi asaj një fustan tradicional palestinez, me qëndisje delikate në ngjyrë bakri.

"Nuk ishte masa ime por përshtatej mirë."

Në momentin e duhur, babai dhe dhëndri Mustafa më në fund hynë në klasë, ndërsa të gjithë të shpërngulurit përplasnin duart.

"Ata ishin të lumtur që u shkëputën nga tmerret e luftës. Të gjithë dëshironin një moment gëzimi, solidariteti, qetësie."

Një altoparlant i vogël i lidhur me një celular luante muzikë ritmike, ndërsa mbi të pranishmit hidheshin konfeti. Pas një ore e gjysmë gëzimi dhe qetësie, çifti përshëndetën mysafirët dhe hynë në çadrën që Mustafa i kishte zbukuruar Efnanit me llamba me ngjyra, për të nisur jetën e tyre së bashku./ZËRI

Poll

MOS HUMB