
SHBA- Presidenti Joe Biden deklaroi se SHBA "do të përgjigjet" pasi tre trupa amerikane u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë. Biden fajësoi milicitë e mbështetura nga Irani për vdekjen e ushtarëve amerikanë.
“Ndërsa ende jemi duke mbledhur faktet rreth sulmit, ne e dimë se është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak. Do t'i konsiderojnë përgjegjës të gjithë ata që janë të përfshirë dhe ata do të japin llogari në momentin dhe mënyrën që zgjedhim ne”- tha Joe Biden në një deklaratë.
Kjo është hera e parë që ushtarët amerikanë vritet nga përplasjet në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe incidenti mund të rrisë më tej tensionet në rajon, duke shtuar frikën e një konflikti më të gjerë që përfshin drejtpërdrejt Teheranin. /ZËRI