Bota

RAPORTI: Fëmijët kalojnë 4 orë në celularë, WhatsApp dhe Netflix të preferuarat

Globalisht, YouTube dominoi mes platformave video, duke u përdorur nga 63% e fëmijëve, i ndjekur nga Netflix me 40%.

f.t
RAPORTI: Fëmijët kalojnë 4 orë në celularë,
FOTO ILUSTRUESE

SPANJË- Inteligjenca artificiale, teknologji gjithnjë e më të avancuara dhe rrjete sociale kanë rritur përdorimin e celularit në kohën e lirë. Fëmijët në mbarë botën preferojnëm gjithashtu që në kohën e tyre të lirë të 'lundrojnë' në rrjet.

Një raport i fundit nga Qustodio ka publikuar të dhëna se si fëmijët dhe adoleshentët në botë kanë lundruar në universin dixhital gjatë vitit të kaluar. Raporti tregoi zakonet e përdorimit në internet të fëmijëve të moshës 4 deri në 18 vjeç, në pajisjet mobile dhe desktop, nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor 2023, krahasuar me informacionin nga e njëjta periudhë në 2022 dhe 2021.

Sipas statistikave fëmijët kalojnë katër orë nga koha e tyre e lirë në celular dhe programet më të preferuara janë WhatsApp dhe Netflix. Globalisht, YouTube dominoi mes platformave video, duke u përdorur nga 63% e fëmijëve, i ndjekur nga Netflix me 40%. Për sa i përket mediave sociale, TikTok ishte aplikacioni më i popullarizuar, i përdorur nga 44% e fëmijëve në mbarë botën, ndërsa Facebook dhe X (ish-Twitter) gjithashtu treguan një prani të fortë.

Në fushën e komunikimit, WhatsApp mbeti aplikacioni i preferuar, me 37% përdorim nga fëmijët në nivel global , megjithëse në vende si Spanja, përdorimi u rrit në 67%, duke theksuar preferencën rajonale për këtë platformë.Interesi për videolojërat tregoi një rënie të lehtë.

Edhe pse është e dobishme për fëmijët të ndërveprojnë me internetin dhe pajisjet elektronike për mësimin dhe argëtimin e tyre, është thelbësore që prindërit të monitorojnë dhe kufizojnë kohën e tyre para ekranit.

Brezi që rritet me AI

Globalisht, pothuajse 20% e fëmijëve aksesuan OpenAI në 2023 , duke e renditur atë në vendin e 18-të ndër faqet e internetit më të vizituara të vitit. Edhe pse qartësisht jemi vetëm në fillim të revolucionit të inteligjencës artificiale, ai së shpejti do të bëhet realitet për brezat e rinj: Gjenerata Alpha dhe ata që i ndjekin.

Kjo është arsyeja pse brezat e vjetër do të duhet të mësojnë dhe përshtaten po aq shpejt, për të qenë në gjendje t'i udhëheqin fëmijët e tyre dhe t'i mbajnë ata të sigurt në mjediset e reja online./ZËRI

Poll

MOS HUMB